Xhevdet Hajredini

Kishte të drejtë ai që dikur thoshte se s’bëhet dasëm pa nuse, mirëpo dasëm nuk bëhet edhe pa dhëndër.
Këtë i gjori, si duket s’e di. Eshtë shumë misterioze si ngjau koha për kryeministër shqiptar në Maqedoni të përputhet pikërisht me përhapjen e pandemisë së virusit KORONA.
Thirrja e BDI-s që të gjitha partitë shqiptare dhe të gjithë qytetarët shqiptarë ta përkrahin këtë “kauzë kombëtare”, meqenëse “nuk është ide ad hok e BDl-s, por copë e rëndësishme e mozaikut të strategjisë së saj”, ju ngjanë pesë kumtesave të para të UÇK-s dhe themelimit të degëve të partisë në Shtip, Koçanë dhe Radovish.

Mund të konsiderohet edhe si meritë e Aliut që nuk arriti, në bashkëpunim shumvjeçar me Gruevskin, ta pengojnë antarsimin e Maqedonisë në NATO dhe negociatat me BE.

Po të mos i kishte Zaevi 49 deputetë të cilët i fitoi me votat e shqiptarëve që nuk votuan për BDl-n, as angazhimi aq I fuqishëm i Evropës, Amerikës dhe NATO-s Aliun s’e ndanin dot nga Gruevski.

Eshtë e qartë se BDl edhe duke qenë në pushtet, vepron në interes të VMRO-s, me qëllim që bashkë të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin e korrupsionin e papar të kohës së pushtetit të përbashkët.

Nga Marrëveshja e Përzhinës dhe Raporti i Pribes, nuk u zbatua as gjë tjetër, përveç më të keqes-Qeverisë së Përzhinës.

Pas deklaratës se sëmundja nga virusi Kovid-19 është e rezikshme dhe se të gjithë duhet ti zbatojmë masat e organeve kompetente, doli se edhe Reisi i ri z. Shaqir Fetai, ashtu si të gjithë ne, përveç Kryekovid koordinatorit, gabimisht e paska kuptuar ish Reisin e BFI-s.

Demagogët e BDl-s duhet ta kenë të qartë se numri i votuesëve shqiptarë të cilët i përfaqëson Zaevi, është gadi baraz me ata që votuan për partinë e tyre, se Pendarovski është president “konsensual”, se edhe Komisari për zgjerim i BE, para dy ditëve, bisedoi vetëm me Zaevin dhe Mickovskin. Këtë, si duket, nuk e kanë të qartë vetëm disa fëmijë dhe ministra të BDl-s.

“Lideri” i Bujarit(pacient) pronarëve të mediave të cilave s’ua duron dot zhurmën, ua shanë nënën edhe babën, ju kërcnohet se do t’ua ndalë tagjinë dhe se do t’ua dërgojë Fatmir Besimin.
Mjer mediat, kur edhe kryeministri së shpejti do jetë i tij.