Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë mjete shtesën për Maqedoninë në vlerë prej 8.042.982 euro për sektorin e transportit dhe ambijentit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, informon Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë këto mjete i janë ndarë Maqedonisë si “shpërmblim”  për realizimin e sukseshëm të reformave dhe procesit euro-integrues.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e përshëndet vendimin e Bashkimit Evropian që të ndajë mjete shtesë vendit në vlerë prej 8.042.982 për disa sektor të caktuar, si një shpërmbil për realizimin e sukeshëm të procesit reformues në rrugëtimin euro-atlantik të vendit”, thonë nga Qeveria.