Pasi që sot presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia ndau mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për përbërjen e qeverisë së re, Bashkimi Europian përsëri doli me qëndrimin se “presin formim të shpejtë të qeverisë së re”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç përsëriti qëndrimin e BE-së, I dhënë një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor.

“Dhe në të kaluarën, ne brenda afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të një qeverie stabile. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim implementim urgjent të reformave, zgjidhje të pyetjeve për qeverisjen sistematike të drejtësisë, njëlloj dhe nëpërmjet reformave urgjente dhe nëpërmjet implementimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve të kaluara politike. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të përkrahim vendin dhe procesin e saj në integrimet evropiane. Kjo është e gjitha që mund të them për momentin”, potencoi Kocijançiç.

Këtë qëndrim për zgjedhjet në Maqedoni më herët e ka deklaruar dhe Federika Mogerini dhe Johanes Han, nënkryetarja dhe komisari të cilët gjithashtu kërkuan që“opozita e ardhshme të luaj rol aktiv dhe konstruktiv në Kuvendin e Maqedonisë” .