Bashkimi Evropian ka pranuar se zhvillimet në Katalonjë mund të kenë ndikim negativ në ekonominë spanjolle, raporton Anadolu Agency (AA).

Në parashikimet gjysmëvjetore, Komisioni Evropian deklaroi se ekziston rreziku që “zhvillimet e ardhshme mund të ndikojnë në rritjen ekonomike”, por se madhësia e çfarëdo ndikimi “nuk mund të parashihet në këtë moment”. Gjithashtu, theksohet se reagimet e tregut ndaj presionit mbi pavarësinë e Katalonjës janë “të përmbajtura”.

KE parashikon që ekonomia spanjolle do të rritet 3.1 për qind këtë vit, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të jetë 2.5 për qind dhe 2.1 për qind, madje pa asnjë ndikim mbi gjendjen në Katalonjë.