Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi, si hakmarrje ndaj akuzave për përfshirje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në 2016.

Sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti, Putin tha gjithashtu se edhe akuzat e dopingut të sponsorizuar nga qeveria të atletëve rusë, kishin si qëllim trazirat ndaj votës presidenciale ruse të marsit të vitit që vjen.