Bebe Rexha shkëlqen në koleksionin e revistës amerikane

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është zgjedhur imazhi për të prezantuar koleksionin pranveror 2017 të revistës amerikane, Le Fair. Ajo duket e mahnitshme në fotot që janë publikuar në profilin e saj në Instagram si dhe në faqen zyrtare të revistës.

Sic duket, Bebe arrin të jetë e suksesshme edhe në fusha të tjera, përvec muzikës. Këtë e tregojnë shumë mirë fotografitë, në të cilat Bebe ka sfiluar si një modele e vërtetë.