Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli sot ka ditëlindjen.
Sot me 30.08.2016 është ditëlindja e biznesmenit dhe politikanit kosovar Behgjet Pacolli, i cili i bë 65 vjeq!
Kjo është biografia e Behgjet Pacollit:

Behgjet Isa Pacolli
Ish Zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Kosovës
Data, vendi i lindjes, familja:
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i gjashtë fëmijëve, tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).
Edukimi
fillestar: Edukimi fillor në Marec – Kosovë.
I mesëm: Edukimi i mesëm në Prishtinë.
I lartë: 1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani
Specializimi: 1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.
Profili professional – eksperienca:
1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.
1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë Peter Zimmer, Kufstein Austri.
1977-1980 Drejtor komercial në kompaninë Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex Project Engineering, Lugano Zvicër.
1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e ristrutturazione, Lugano Zvicër;
President i Mabco Construction, Lugano Zvicër
President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;
Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të botës);
Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;
Titullar i Sine Tempore International;
Titullar i agjensionit Diamond Travel;
Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano
Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë
Veprimtaritë tjera humanitare:
Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”
1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);
1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;
Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;
Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;
2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;
2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;
2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;
2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;
2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);
2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;
2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;
2008-2011 Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;
2008 Financoi projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës)
2009 Financoi ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;
2012 Lirimi i Pilotit James Berisha i marrë peng në Eritrea. Angazhime intensive për lirimin e gazetarit Dawit Isaak nga Suedia i arrestuar nga autoritetet në Eritrea që nga viti 2001.
Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;
Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)
Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)
Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)
Veprimi dhe angazhimi politik
Promovues dhe Themelues
1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë;
2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);
Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusit politik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
2011 Themelues dhe President i Lëvizjes për Unionin ekonomik shqiptar.
2011 President i Republikës së Kosovës
2011-2014 Zëvendës Kryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.
2012 Themelues i Lëvizjes për Unionin Ekonomik Shqiptar, së bashku me ish Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, Rektorë Universitetesh, personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqipëtare.
Vlerësime:
Dekoratat e TMK;
Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
Konsull nderi global i Liberisë (2002-2007);
Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
Nderohet me “Çelësin e Tiranës”
Qytetar nderi i Korçës-Shqipëri
Laureat i Gusi Peace Prize International – Manila
Qytetar nderi i Baton Rouge, Shteti I Luizianës, SHBA
Medalje nderi i Kryetarit te Community College ne Baton Rouge, Luiziana
Çelësi i qytetit të New Orleans, Shteti i Luizianës
Nderohet me çimin special të Lidership-it 2014 nga Universiteti Ndërkombëtar POLIS, Çmimi i dhënë vlerson kontributin në politikën zhvillimore, në paqësimin e politikës kosovare, për idetë në krijimin e Unionit ekonomik kombëtar dhe kontributin humanitar.
Presidenti Nishani vlerëson Behgjet Pacollin me Dekoratën “Nderi i Kombit” (2015)
Mirënjohja e qytetit të Tiranës” I jepet z. Behgjet Pacolli nga kryetari bashkisë Lulëzim Basha (2015)
Gjuhët:
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.
Publikimet:
Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;
Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.
2004 Themelues i gazetës ditore “Lajm”
2010 Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli,.
2014 Autor i përmbledhjes me studime, artikuj mbi hapësirën mbarëkombëtare zhvillimore në fushën ekonomike, financiare, etj “Bashkimi fillon nga ekonomia”
2014 Autor i librit dokumentar “Të lobosh për Kosovën“ libri është një përmbledhje dokumentash, artikujsh, përjetimesh, dhe komentesh mbi lobimin per njohjen e Kosovës.