BDI për sot ka paraljmëruar prezantimin e programit zgjedhor për zgjedhjet 2016, shkruan Fakte. Edhe përkundër dështimit total të të gjitha politikave të kësaj partie në të gjitha sferat e jetës, por dhe pas demaskimit të gënjeshtrave të saj para shqiotarëve, BDI po tenton të vazhdojë t’i mashtrojë shqiptarët duke u “shitur mjegull”.

Në programin zgjedhor të zgjedhjeve të fundit, në vitin 2014 partia e Ahmetit kishte numëruar plot 1081 projekte për shqiptarët, për të cilat zyrtarë të saj deklaruan se janë realizuar mbi 80%, ndërsa sekretari gjeneral i BDI-së dha deklaratën e tij famoze për dy miliardë investime tek shqiptarët që më pas u bë edhe objekt talljeje në rrjetet sociale.

Siç kishin lajmëruar mediumet, sapo filluan përgatitjet për zgjedhjet 2016, BDI e zhduki programin e saj paraprak me 1081 projekte, edhe nga ueb faqja, por edhe nga gjithkund tjetër.

Ngelet të shohim sot cilat do të jenë 1081 gënjeshtrat e reja të BDI-së dhe të Ali Ahmetit./FAKTE.Net

bdi platforma