Shkruan: Qenan Aliu
 
 Në prag të shpalosjes së Programës suaj zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2016. Për fat të keq, Bashkimi demokratik për Integrim një dekadë e gjysëm nuk arriti të përmbush me konsolidim të plotë frymën e nocioneve që përmban pagëzimi i partisë suaj Bdi.
 

Bashkimi – si fillim aritët të afroni dhe shumë kush u imponuan nga provinienca të ndryshme partiake, prosperitetli, pdsh-istë, pdk-istë, republikan ,intelektual dhe shumë nga strukturat (por jo të gjithë ) të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shumkush nga ata i ndëruan parimet për partinë e ca prej tyre partinë për parimet. Pra nuk pati ndonjë lloj Bashkimi por thjesht si në çdo parti grupim të interesave konjukturale e nepotiste.

Demokratik – Sa dhe si funksionon demokracia e brendëshme në partinë tuaj është thjesht punë e brendëshme e saj, por gjithashtu funksionimi i demokracisë në një subjekt politik gjthësesi është edhe interes i qytetarëve sepse ajo është shumë e rëndësishme për shoqërinë.

Integrim – E quajtët vehten integrist, por as “I” nga integrimi nuk realizuat edhe për kundër premtimeve të vazhdueshme. U munduat të integroni “Diamanta” por jo edhe integrimin brënda shqiptarëve. Premtuat një dekadë në kontinuitet integrimin e vendit në BE dhe në NATO asgjë nga këto nuk u realizua. Për këtë nuk jeni të fajshëm vetëm ju, sepse janë edhe shumë faktorë tjerë që ndikojnë në këtë. Por ju jeni fajtor për mashtrimin ordiner që u bëtë shqiptarëve lidhur me procesin e integrimeve sepse u shitët si faktor ndërsa në fakt nuk ishit dhe nuk jeni ata që luani rolin vendimtarë për këtë. Ju me dikasterin e integrimeve luajtët rolin e postjerit të Nikolla Gruevskit por jo edhe të etablimit të interesit të drejtpërdrejtë të qytetarëve për rrugëtimin për në familjen e BE. Madje ju, jo vetëm që mashtruat por edhe dëmtuat ndjeshëm pozitën edhe ashtu të pabarabartë të shqiptarëve. Ju vetë pranuat se keni bërë sakrifikimin/çvendosjen e prioriteteve për të drejtat e shqiptarëve në emër të këtij farë integrimi që ju akoma po vazhdoni ta plasoni si mashtrim, sepse kjo nuk varet aspak nga ju,aq më tepër kur këta institucione ndëkombëtare u kanë detektuar dhe notuar si establishment të koruptuar dhe me dyshime të skajshme. Integrimin , e justifikoni edhe me vetëshpalljen si trashigimtarë të UÇK-së, e cila është vlerë sublime e të gjithëve, në asnjë mënyrë nuk mundë të thiret një parti trashigimtare (politike) e saj. Ju, jo vetëm se nuk synuat integrimin brenda shqiptarë por nga zullumi edhe u ÇINTEGRUAT si strukturë e partisë. U ndanë komandant prej komandantëve, u nda gjenerali nga komandantët dhe përfaqësuesi politik. Me politika të zymta bëtë që edhe shumë ish-ushtarë të ndjehen të hidhëruar njëri me tjetrin, bile edhe të vriten në mes vedi. Shpesh, pohoni se jeni integritsë të denjë dhe se kjo parti nuk është parti për të lëvizur “hyn e dil Isufqamil” ,  pra kush del nuk mund të kthejë prap, kuptohet përveç “Isufqamilicave” . Çfarë kuptoni tjetër me integrimin vetë ju e dini ?!

Miq të dashur, nuk ju shkruaj sa për të ju kritkuar për tu dobësuar ju, por ju shkruaj për tu vetëdijësuar dhe për tu këndellur ju.Po ju nuk mund të këndelleni të akomoduar në taket e pushtetit, por kur të largoheni nga pushteti. Se ju nuk keni gadishmëri për tu larguar është e natyrshem por se nuk dëshironi tju largojnë nga pushteti është jo njerëzore bile edhe johumane. PSE DUHET INTEGRISTËT E KATANDISUR TË LARGOHEN NGA PUSHTETI ? -Sepse ju mbi një dekadë premtuat punësime në zona të ndryshme këtu, aty e atje, por ska gjë nga kjo, kjo nuk është opinion por është fakt, – Sepse ju inauguruat disa salla sporti, por politikat kriminale të qeverisë bënë që me mijëra të rinjë të largohen nga vendi pa perspektivë, andaj që ska kush edhe të lozë në ato palestra të sportit, kjo nuk është opinon por është fakt, – Sepse ju keni program Copy past të ortakut tuaj qeveritarë vetëm të modifikuar dhe rekomponuar sipas stilit të mashtrimit tuaj dhe të shkruar në gjuhën shqipe, kjo nuk është opinion por është fakt, – Sepse ju premtuat pika kufitare me Kosovën në Karadak kur nuk u hapën, tani po mashtroni edhe me një të re në f. Radushë, kjo nuk është opinion por është fakt, -Sepse ju jeni kontributorë të drejpërdrejtë në instalimin e politizimit, partizimit dhe militantizimit të institucioneve shtetërore, kjo nuk është opinion por është fakt, – Sepse ju jeni pjesmarës të drejpërdrejtë në ligjësimin e hajnisë në këtë vendë,në përgjimin, në sajimin dhe konstrukcionet e ndodhive, disa shum të shëmtuara e disa ndodhive edhe shumë të dhimbshme, kjo nuk është opinion për është fakt, – Sepse ju premtuat dhe promovuat me “qindra projekte” bile nga dy e tre herë të njëjtën, promovuat se në viset shqiptare janë investuar milijarda euro para publike, por shqiptarët gjithnjë e më shumë varfërohen dhe një përqindje e madhe e sofrave të familjeve shqiptare janë në vijën e greminës sociale., kjo është fakt, – Sepse ju Universitetet publike i proklamoni si merita ekskluzive të partisë, që ska të bëjë me të vërtetën, ju edhe Universitetin e Tetovës të Themeluar më 1994 e që u zyrtarizua më 2005, vet pranuat se ne këtë projekt nuk e premtuam por ja e realizuam, kjo nuk është opinon por fakt, – Sepse ju në Kongreset e partisë si organ më të lartë, flitni diskutoni dhe replikoni me patriotizëm për dështimet tuaja , ndërsa më pas gjithçka e sjellni si diçka normale, kjo është fakt, – Sepse në Maqedoni disa cikle kanë votuar thuaja të gjithë personat madhorë të Pustecit në mënyrë të organizuar, ata janë me mijëra të furnizuar me shtetësi dhe letra njoftimi të RM në kundërshtim me ligjin, ata votuan në Kërçovë, Strugë, Resnjë, Qendër etj. etj, ata ndikuan drejtpërdrejtë në defaktorizimin dhe peshën politike të votës shqiptare me të vetmin qëllim që ata të votojnë për ortakun tuaj Vmro-Dpmne-në, ndërsa ju jeni të strukur ndaj këtij fakti dhe mbetet të heshtur dhe kurë pa ua sqyruar shqiptarëve këtë fakt, – Sepse establishmenti partiak në projektin ” E vërteta për Maqedoninë,”në një farë mënyre u dekonspirua se është e kapur dhe se nuk mund të synojë barazinë e shqiptarëve, dhe kjo është fakt, – Sepse dhe vetëm sepse “Lagja e trimave” në Kumanovë mbeti hije në vulën tuaj politike si enigmatike, e dyshimtë dhe si ngjarje me pasoja dramatike që tronditi Ballkanin, kjo nuk është opinion por është fakt, – Sepse fundja , partia është grup interesash është kuvend, ajo mund të vyshket e tretet por integristët e rinjë do të mbeten, prandaj duhet të ikni dhe kjo është edhe opinion edhe fakt, Dhe në fundë, sado që të vazhdoni që ju të mashtroni ne mundë të vazhdojmë të shkruajmë, por të vërtetën duhet ta gjykojnë vetë qytetarët, por me kusht ata të mos jenë të sunduar, shantazhuar, të kushtëzuar dhe të industrializuar. Ju për sot e diell , proklamuat se do të shpalosni Programën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016-të. Jemi kureshtarë të lexojmë se çka po premtoni tani ? Do ta analizojmë germ për germe, fjalë për fjale , rresht për rreshti dhe kaptinë për kaptine, do ta deshifrojmë se edhe kjo është një Copy past dhe identike me modelin e Vmro-Dpmne-së vetëm me modifikime për topitjen e shqiptarëve. Të gjitha përsëritjet në programet tuaja, plagjiatet nga programa e Vmro-Dpmne-së dhe premtimet pa mbulesë për një dekadë e gjysëm opinionit do tia bëjë të mundur ti lexojë së shpejti në një broshurë të titulluar ,,Mashtrimet politike me shkronja të zeza në letër të bardhë nga integristët e katandisur ,, !