Stina e dimrit sivjet arrin të dielën më 21 dhjetor në orën 5 e 19 minuta (sipas kohës sonë).

Të dielën është dita e 355-të e vitit 2019. Deri në fund të vitit janë edhe dhjetë ditë (pa e llogaritur edhe ditën e hyrjes së dimrit).

Dimri do të zgjasë 89 ditë. Kjo stinë do të përfundojë më 20 mars të vitit 2020 në orën 17 e 15 minuta kur fillon stina e pranverës.

Në momentin e arritjes së dimrit sivjet Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore kurse Hëna mbi Atlantik.

Ne ndërkaq presim mëngjesin. Dita e së dielës do të jetë më e shkurtra e vitit ndërsa nata më e gjata.