Shkruan: Alil Fetai

Duke parë, dhe lexuar çdo veprim jo të drejtë të gjykatësve dhe gjyqësorit dhe hapave të patjetërsueshme që të rregullohet ky fenomen i devijuar në ketë drejtim, shtrohet pyetja çka është pritur dhe pritet deri tash?

Gjyqësori, i ekspozuar ndaj kritikave, reagon duke mbyllur dhe shtrënguar radhët e tij, dhe pastaj thotë në mbrojtje të saj, thotë se ajo thjesht reflekton gjendjen e shoqërisë në të cilën vet ajo gjendet.

Është e vërtetë që njerëzit dhe shoqëria, janë me karakter të dobët, janë të korruptuar dhe të motivuar materialisht, por i tillë nuk duhet të jetë gjyqësori. Pretendimi se gjyqësori nuk mund të jetë më i mirë se shoqëria është thjesht paragjykim dhe një alibi i përgjithshëm për çdo kundërshtim. Gjykatësit duhet të jenë më të mirë se shoqëria.

Gjykatësit duhet te janë objektivë, të paanshëm të ndershëm dhe të mençur. Ata nuk janë një përfaqësim i mesatares, ato janë shumë më të larta se mesatarja në këto elemente, megjithatë të arsimuar dhe materialisht të sigurt. Nga e gjithë kjo së paku duhet të jenë , e te paraqitur si të tillë, nga njerëz që e dinin se duhet të ishin kur zgjodhën thirrjen. Jo punë apo detyrë me një shkollë zyrtare, jo një emërim dhe nder i funksionit, por një ftesë në kuptimin e asaj kuptimi elementar për të cilin jetojmë, punojmë shumë dhe sakrifikojmë veten. Ata duhet të besojnë se përgjegjësia e tyre nuk mbaron para gjykatës etike, përgjegjësisë disiplinore dhe penale. Nuk mësohet, por fitohet përmes punës së palodhur dhe kuptimit të ngushtë të thirrjes së saj. Dallimi midis diletantëve dhe profesionistëve nuk është vetëm në arsim, diploma dhe provime, por në qëndrimin themelor të përgjegjësisë ndaj funksionit shoqëror që ata kryejnë.

Ky element nuk është sjellë nga jashtë dhe nuk do të krijohet pa modele të roleve të mira, pa rezistencë kundër kësaj te keqe te madhe. Në Maqedoninë e Veriut , institucionet nuk po ndërtohen, shumë një kohe të gjatë janë të prishura dhe thuajse të shkatërruara, nuk janë ndërtuar fare.

Ne Maqedoninë e Veriut kemi një amulli të paparë gjyqësore, institucionale një llakërdi të paparë e skanuar nga diletant ,me procedura të montuara kundrejt qytetarëve shqiptare të pambrojtur, të eksperimentuar nëpër burgjet e shtetit me minimum standarde njerëzore dhe përsëri në kurriz të shqiptarëve të pambrojtur, ku të gjithë këta arrijnë kombinacionin e 27 Prillit ku goditet institucioni më i lartë i shtetit, me tentim vrasjeje dhe grushtet ndaj vullnetit te popullit dhe demokracisë….përsëri e sajuar nga gjyqësori dhe drejtësia bashke me gjykatësit e saj. Andaj akuzat dhe kritikat nuk bazohen në një kritikë të gjendjes së mendjes, por një nevojë objektive që gjyqi të jetë i vetëdijshëm për pozicionin e gjykatës.

Përgjegjësia ndaj shoqërisë nuk do të thotë që gjyqësori i përgjigjet rrugës dhe linçit rrugës. Organet (institucionet) gjyqësore dhe njerëzit (shoqata e gjyqtarëve) janë përgjegjës për rezultatin e tyre para shoqërisë (“popullit”), pra për të gjithë ne, dhe duhet të mendojnë për njerëzit dhe shoqërinë, i cili nuk mund të jetojë në izolim të shkëlqyeshëm.

“Padrejtësia, varfëria, skllavëria, injoranca – e gjithë kjo mund të trajtohet me reformë dhe një lufte brenda saj. Por njerëzit nuk jetojnë për të luftuar çdo herë të keqet. Ata jetojnë për qëllime pozitive, individuale dhe kolektive, dhe pjesa më e madhe e tyre janë rrallë të parashikueshme, ndonjëherë jo të pabarabarta.”