“Urat janë një metaforë e fuqishme për marrëdhënie dhe progres. Të ndërtohen ura do të thotë të bashkohen njerëz, të tejkalohen dallimet dhe të lëvizet përpara. Unë e shoh ambasadën amerikane si një vend të till, pasi që punojmë me Maqedoninë dhe qytetarët e saj në bazë të vlerave të përbashkëta me qëllim që të lëvizet përpara drejt synimeve të përbashkëta.”, këtë e deklaroi ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli në fjalën e tij mbrëmjen e së enjtes në pritjen zyrtare dhe solemne në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, me rastin e 4 korrikur, Ditës së pavarësisë së SHBA-ve.

Në prani të kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi, kryeministrit Zoran Zaev, ministrave të Qeverisë së Maqedonisë, deputetë, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të shoqërisë civile, korit diplomatik dhe mysafirë të tjerë, ai e nënvizoi rëndësinë e urave metaforike si temë e cila është shumë aktuale për momentin në Maqedoni.

“Është koha për të ndërtuar unitet midis partive dhe bashkësive për tu arritur qëllimi i përbashkët – Maqedonia e sigurtë, demokratike dhe e prosperuar, e cila po lëvizë drejt NATO-së dhe BE-së. Kjo është koha kur duhet të bisedohet me fqinjët, të tejkalohen dallimet dhe të forcohet bashkëpunimi rajonal”, nënvizoi Bejlli.

Ai theksoi se urat nuk janë punë që ndërtohen vetëm se njëherë, por është shumë me rëndësi që ato të mirëmbahen, ndërsa urat simbolike, thotë ai, që i ndërtojmë midis popujve tonë nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit po ashtu kërkojnë përkushtim dhe mirëmbajtje nga të gjithë ne.

“Patjetër të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe ti forcojmë lidhjet midis vendeve tona pa dallim nëprmjet zgjërimit të biznesve dhe investimeve, nëpërmjet bashkëpunimit ushtarak, parneritetit, shkëmbimit të studenëtëve dhe qytetarëve etj. Nëprmjet parneriteteve punojmë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Maqedoninë”, potencoi Bejlli.

Shënimi i 241 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shënua nën parullën e URAVE. SHBA më 4 korrik të vitit 1776 ka shpallur pavarisëne nga kurora britanike(INA)