Këngëtarja Adelina Ismaili, është njëra prej këngëtarëve që ka qenë gjithmonë pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, rezultati i fundit duket se e ka zhgënjyer këngëtaren dhe për këtë ajo ka bërë një status në facebook ku tërthorazi ja gjuan disa “kunxha” Isa Mustafës.
Në një status të saj të bërë në facebook Adelina ka thënë se LDK ka nevojë për reforma të mëdha nëse dëshiron që të kthejë namin që ka pasur në kohë të Rugovës.
Madje ajo në një moment thotë se duket se lista e tyre u kthye mbrapshtë, duke aluduar kështu në disa deputetë të LDK’së që nga fundi i listës kanë arritur të bëhen deputetë, sidomos deputetja Vjosa Osmani, e cila mori më shumë se 60 000 vota edhe pse u rëndit e 81’ta.
Për më shumë lexojeni statusin e Adelinës.
adelina-1_1498770224-4191281