Teatri vazhdon. Zaev-Merko për kompetencat e komunës: “Unë t’i dhashë, unë t’i marr!

Kështu funksionon kur legjitimitetin nuk e kërkon te sovrani por e mbështet mbi tradhti. Dhe kush ta jep edhe ta merr pastaj atë.

Cinizmi i këtij gjesti na thotë të paktën dy gjëra.
E para, na dëfton se sa jolegjitim qëndron ky person në krye të komunës dhe sesa pa meritë e mori dhe mban atë detyrë.
E dyta, cinizmi i gjestit të tij dëfton talljen dhe përbuzjen e votuesve që ia dhanë votën atij.