Mjeku i njohur dhe udhëheqës i Departmentit për Shëndetësi pran Aleancës për Shqiptarët në emisionin,,arti i financës” në Tv Klan Maqedoni duke analizuar situatën me Pandeminë dhe sidomos problemet me sigurimin e vaksinës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Dr.Tateshi ka thënë se është e pa lejueshme që shteti të sillet si lypsar duke lutur gjithandej për disa vaksina.
Kjo është e pa tolerueshme për një shtet,kjo është kështu pëshkak se politikat shëndetsore dhe qasja ndaj pandemisë që nga fillimi ka pasur probleme.
Prandaj ne si koalicion,që nga fillimi kemi qenë shumë konstruktiv,kemi dhënë ide,propozime,këshilla,thirrje për tu përmbajtë rregullave,kemi përkthyer materiale dhe i kemi shpërnda për të informuar qytetarët për rrezikun, ne pak më parë mbështetëm edhe ligjin për barna që kaloi në Kuvend.
Tani duke e përcjell situatën dhe zhvillimin e situatës,propozojm formimin e një komisioni shtetror,një trupë jo-formale ku do të bëjnë pjesë njerëz që kanë lidhje dhe kontakte me shtete më të zhvilluara e të cilët do të luajnë rolin e diplomatëve për të lobuar gjithandej që të sigurohet vaksina sa më parë që të jet e mundur. D.m.th meqë kemi paraqitjen e ,,nacio-vaksinës” atëherë kemi nevojë që ti përgjigjemi me ,,vaccine-diplomacy” ka deklaruar doktor.Bekim Tateshi