Në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit po zhvillohen debate lidhur me shënimin e përkatësisë etnike në letërnjoftimet e qytetarëve.

Por në kohën e ish-Jugosllavisë së Titos ku bënin pjesë popuj nga Sllovenia deri në Maqedoni, letërnjoftimet ishin pa evidentimin e përkatësisë etnike, por evidentohej vetëm shtetësia “Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë”, përcjell INA.