Ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi tha se Industria e miellit përsëri do të mund të eksportojë miell informon TetovaSot. Si rezultat i rezervave të mëdha të grurit dhe miellit, Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një ndryshim në Dekretin me të cilën ndalohej eksporti i grurit dhe miellit nga vendi u shpreh kreu i Ministrisë së Ekonomisë Bekteshi . Ky vendim mundëson që industria e miellit të rieksportojë në tregjet rajonale.” Ne i dëgjojmë me kujdes kërkesat e biznesit, monitorojmë vazhdimisht furnizimet dhe çmimet e produkteve ushqimore në mënyrë që të sigurojmë furnizimin me kohë të qytetarëve” deklaroi Kreshnik Bekteshi.