Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në faqen e tij të fejsbukut sot u rekomandoi punonjësve shëndetësor të kenë kujdes dhe ta ruajnë veten këtë periudhë të koronavirusit.

“Kolegë, punonjës shëndetësor – mos harroni të kujdeseni për veten gjatë kësaj periudhe. Hani mjaftueshëm, pushoni sa të mundeni dhe qëndroni në kontakt me të afërmit tuaj. Jini të kujdesshëm, ruani veten!”, ka shkruar Filipçe.