Qytetarët në Maqedoni po rrjepen në mënyra të ndryshme,  është ky   konstatimi i Valon Belës në një prononcim në profilin e tij në fejsbuk të cilin fol.mk e përcjell  të plotë në vazhdim:

“Rrjepja e qytetarëve:

  • Ti paguan para të thata (tatim në pronë) për shtëpi edhe pse je TI pronarë i shtëpisë.
  • Paguan para të thata për mundin vjetor që e ke bë për t’i fitu paratë e tua (tatim n’fitim).
  • Paguan për plehra.
  • Paguan për ujë.
  • Paguan për rrymë.
  • Paguan provizion për çkado dhe kudo; postë, bankë, etj.
  • Paguan taksë radiodifuzive për kanal televiziv që kurrë nuk e shikon.
  • Paguan dritat e rrugës tane.
  • Paguan për çertifikatë lindjeje, vdekje, martesore, etj.
  • Paguan për dokumentet; letërnjoftim e pasaportë.
  • Paguan TVSH-në e secilit produkt.
  • Paguan taksën rrugore (patarinën) për çdo shfrytëzim të ‘autostradës’.
  • Paguan sigurim të automjetit (taksë detyruese) që kurrë nuk e bën kompensimin siq duhet.”