Opinionisti Valon Bela duke komentuar zhvillimet e fundit të partive politike për formimin e Qeverisë së re theksoi se bëhet fjalë për taktizime që janë të kuptueshme, sepse sipas tij, bëhet fjalë për situatë delikate.

“Taktizimet janë të kuptueshme sepse kemi një situatë delikate. Një, kemi një President me të palegjitimuar nga shqiptarët i cili nuk dihet sigurt se a do të jep mandatin partisë së dytë edhe nëse ajo siguron nënshkrimet e nevojshme për formim të Qeverisë (minimum 61) dhe dy,  Taktizimet e partisë nënkuptojnë se akoma s’është arritur marrëveshje e plotë rreth pajtimit të partnerëve për një Qeverisje të ardhshme e cila nënkupton edhe zbatimin e marrëveshjeve ku për shqiptarët nënkupton Platformën e nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare. Me qenë se ditën e enjte, vjen edhe Komisioneri Han, le të nënkuptohet që ndoshta marrëveshja do të sigurojë edhe bekimin e tij”, vlerëson Bela.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë e mundshme do duhej të ishte një Qeveri stabile, e përkushtuar ndaj reformave dhe interesit qytetarë ku dalë ngadalë do rikthen besimin e tyre tek institucionet dhe ku jeta e tyre do fillojë të normalizohet.

“Zëdhënësja Kocijançiq, deklaroi se Brukseli është i interesuar që të formohet qeveri sa më e gjërë por që do të jetë e përgjegjshme para qytetarëve dhe kjo nënkupton se vetëm kjo formë qeverisëse do sigurojë edhe përkrahjen e BE-së dhe se vendi do fillojë rrugëtimin e tij drejt normalizimit.”, theksoi opinionisti Valon Bela. (INA)