Opinion nga: Msc  Alil Fetai

 

TURBULENCAT APO KURSET POLITIKE NË MAQEDONI

Në këto ditë të ftohta dimëri, kur bora zbardh tokën me plot mbeturina të pa pastruara. Ku apropo kësaj bora duhet të mbuloj gjendjen reale të koklavitur dhe të errët në fushën politike.Ku në sajë të kësaj një proverb thotë “Bora nuk bie që të mbuloje kodrat, por egërsirat ti tregojnë gjurmët e tyre”…por si lexohet tek ne, kjo bardhësi e borës e pafajshme dhe e shenjtë si sinqeriteti i popullit, ku ata përmes kësaj fshehin konfliktet titanike partiake, me buzeqeshje të qeta, fshehin çregullimet mendore dhe konfliktet ideologjike. Beteja e atyre turbulente është në tri fusha apo zona , por edhe sipas Hobbes-it ” bellum omnium contra omnes “( lufta e të gjithëve, kundër të gjitheve ) ashtu ai definon politikën. T.Hobbes sipas kësaj ashtu pasqyron bashkësine politike të djallit dhe demonit, ku jan të krejt kanibal çdokush kundra cdokujt. Politika jonë është e fokusuar në eliminimin e kundërshtarëve,jo konflikt normal ku fatet duhet të ndryshohen…ku këtu për fat të keq funkcionon ajo ” hudhja apo do ta hudhe..apo f… apo ta f…”. Këtu nuk vlene ajo e Shekspirit, ” të jesh apo të mos jesh “..por ajo esenca më e hidhur e përvojës politike me thikë pas shpine si një strategji të preferuar politike ( jo vetem nje taktike ). Por,të kthehemi në fushat apo zonat, ku si e para është ajo zonë e ftohtë. Kjo zonë është e koalicionit,në këtë zonë është kthjellët dhe ftohët. Ku më tepër është dhe ftohët,ku fryjnë errëra të forta dhe të ndryshme,por kënaqësitë dhe qellimet janë të njëjta që së bashku të mbrihet në maje më të larta..rrugëtimi për në majë tash më nuk është komplekse dhe ndonjë guxim të shikuarit në lartësi dhe kënaqësitë që kanë errërat që fryjnë majeve të larta duke perjetuar kënaqësitë e larta ku atje nuk ka shum turma, cdo here ka shumë pak njerez. Dikush këtë e kupton një udhëtim për tu ngjitur lartë në majë dhe lëshuar poshtë. Siq atë që dinë Alpinistët me përvojë pa ski të lëshuari poshtë, por për shumicën që këtë nuk dinë apo nuk kan patur këtë përvojë kanë ngelur pa brek. Dikush në trans në atë lartësi është harruar, pasi që edhe dikush tjetër me parë ka qenë aty ka ngelur i ftohur dhe bosh. Kështu që në situata të këtilla krijohen grindjet,ku çdokush mer ndonjë rrugë të veten të rrugëtimit, ku më pas ndodhin pëlcitjet në koalicionimet e tyre,ku nuk janë të shkatëruara nga ndryshimet në karakterin dhe mentalitetin,por kjo është për shkak të dallimeve në konceptin politik dhe interesave shoqërore. Partitë nuk janë të interesuara për mirëqenien sociale, apo të çështjes ekonomike apo të pushtetit të vërtetë, por më sakt e thënur ata janë  të interesuara për PARA DHE PUSHTET. Kështu që këta japin një përshtypje për politika të humbur njerzish, ku në aspektin shoqëror jo-simpatik, pa inteligjencë emocionale. Ata thjesht drejtohen duke mobilizuar trupat e tyre në disa institucione dhe çështje, kurse disa për të arritur në majë dhe për të ngelur aty. Tregohen transparente për çështje jo të rëndësishme si të emërimit dhe krijimin e rrjeteve të ndikimit, ku kanë një frikë mos ju zvoglohet apo dobesohet politika klientiliste dhe nepotizmi. Ku vullneti për pushtet dhe dëshira tepër e madhe që populli ti doje dhe vlerësoje që përsëri ti votoje dhe ngelin në pushtet. Ky është një kombinim i keq i rrethanave në jetën politike dhe reformave ekonomike që duhet bërë për shoqërinë që i ka zgjedhur. Fusha apo zona e nxehur, është ajo që sjell jo-stabilitet. Ajo sjell errëra, lagështi ,ndryshime kardinale meteorologjike…ku në të shumtën e rasteve tek shumica e njerëzve shaktojnë probleme shumë serioze shëndetësore,ku shumica nga kjo klimë janë shumë të ndijshëm. Ku shumica këtë ndryshim nuk e kanë vërejtur apo akoma bëhen se nuk  ka të bëjë me ata pasi që tash me ata nuk janë pjesë e faqeve të para dhe lajmeve apo në minutat e para të lajmeve. Janë monoton ne paraqitjet e tyre flasin njëjtë , jo bindëse ..ku memzi pritet që ata të largohen, ku paraqiten të rinj. Ku në metaforën meteorologjike akumullimi i mjegullave në ritje ku do të filloje bubullima dhe shiu. Retë fryhen dhe bymehen. Ku kandidatët politikan dëshirojnë të tregohen më të rëndësishëm sesa ata janë, ku në prapaskenë dhe skenë bëhen lojat e premtimeve dhe mashtrimeve..më pëlqen ajo fraza e atyre ” askush nuk mundet tju jap , aq sa mundem tju premtoj une!!”:-))… Të gjithë me kënaqësi do ti përkuleshin fituesit..por kush dot jet fituesi..?..Me shpejtësi duhet studjuar veprat e Michelsit ( oligarkitë partiake ) dhe Deutscherit ( Si të eliminohen më të fortit dhe më të mirët në betejat partiake )..Këtu nuk gjuhet në një drejtim,por në shumë drejtime,këtu duhet studjuar Confucius e jo Machiavelli. Për ata që nuk u pelqejne emrat dhe teorite. Për ata do të jetë më mir që të miren me qëllimet dhe vlerat e jo të që mbjellin sherr dhe trusni të fëlliqta për të ngelur në pushtet me cdo cmim. Kurse fusha apo zona e fundit është ajo e treta do ta quaja me ate theënien jo-populare kolona e pestë,ajo është e jona e mbrendshmja…ku ka të bëjë thjesht me neve. Këta janë mëkatet tona, burokracia, oportunizmi , tendenca zgjidhje të lehta për udheheqesit e vështirë , duke harxhuar sodin pa mare parasyesh se cka do të ndodh nesër, mëkatat e mentalitetit të njerëzve të vegjel me premtime të mëdha. Burokracia është një qeveri e lirë e trashëguar dhe pastaj e trashëguar deri në përsosje. Kurse administratës sonë i është më e rëndësishme siguria e saj e të egzistuari,ku në përgjithësinë e asaj asgjë nuk ndryshon në të mirën e disave ku tek ne shfrytëzohen për punësime ushtarës partiak. Ky oktopod është i prirur për të ndryshuar ngjyrat,në mvarësi të situates,shkrihen në sipërfaqe të gurit ,mbyllen në birruc dhe nuk dalin jashtë,shiqon me dinakëri dhe ushqehet me peshk të pashkathur dhe nuk kryqëzohen me asnjë lloji. Kështu është edhe burokracia jonë e pa aftë për të përjetuar ndryshimet , ligjet dhe strategjine..jeton nga obstrukcionet tinzake, fleksibiliteteve dhe komploteve të vogla. E gatshme për tu përshtatur cdo lideri të ri politik apo ndryshimi shoqëror, ku me përkuljen dhe servilitetin që kanë do të vihen në shërbim ku nuk do të funkcionojnë në të mirën e shoqërisë.Ku ata duhet të vihen në dritën e përgjegjësisë për të reduktuar rrjetin dhe lidhjet e tyre për ti detyruar që të punojnë për atë që paguën apo të paguhen për atë që punojnë. Ku ata janë pa dyshim një shumicë e organizuar e pushtetit. Kurse për politikën të qenurit kundra burokracisë është të qenurit kundra vehtes,që të reformosh është sikur të presësh venët e tua dhe mishin. Opurtunizmi nuk është vetëm një stil i mbijetesës në kohë të turbullta politike,nuk është një taktikë,një strategji dhe mentaliteti për t mbijetuar pamvarësisht nga cdo gjë. Kjo është vija e rezistencës dhe fitimit më të madh për një kohë më të gjatë. Errërat e forta rrëzojnë lisin ,por jo edhe degët fleksibile të shelgut. Të shpenzuarit( harxhuarit ) sot ,për të paguar nesër nuk është vetëm logjika e kartelave plastike por edhe një ekonomi plastike. Ku në fund të fundit cdo gjë paguhet më shtrenjtë dhe ndërmjetësuesve të paparë..populli dhe shoqëri jonë i don liderët që mbajnë mbi vehte barrën e përgjegjësisë dhe që marrin vendime të shpejta dhe të gabuara…dhe për këtë arsye marrin admirues jokritik dhe privilegje që ata duan..por vetëm disa nga neve nuk duan shumë. Por derisa këta turbulenca do të perzihen,,dhe prandaj kemi të reshura bore dhe acar…ku në shtëpitë modeste dhe të ngrohta të njerëzve ku kanë merituar një pranverë më të mirë ,e jo në bodrumet e tyre të merren me hijet tradicionale të lojrave të tyre. Është mirë që ka lëvizje dhe pëlcitje në majet e politikave..por unë mendoj se këtu përherë ka një zonë përherë e padukshe nga të gjitha këta ku mund ajo do të bëje ndryshimin…ku bora që ka ra duhet patjetër të pastrohet…që të të kemi një pranverë të ngrohte dhe sa më t mirë….