Anëtari i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Edmond Ademi sonte në një debat në Tv21 deklaroi se afër 10 mijë (9808) shqiptarë janë anëtarësuar dhe mbështesin platformën e partisë opozitare maqedonase.

Të njëjtën e ka deklaruar ditë më parë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë televizive.

Sipas analistëve, ky fenomen për herë të parë po ndodhë në Maqedoni, ndërsa vjen si pasojë e dështimit të plotë të partisë shqiptare në pushtet si dhe mos konsolidimit të partive opozitare shqiptare në Maqedoni./INA