Në vazhdën e përgatitjeve për organizimin e Kongresit të dytë të RDK-së, vijon rekonstruimi i mbrendshëm partiak ku me unanimitet të plotë nga ana e Kuvendit qendror, për kryetar të degës së RDK-së në Shkup u zgjodh Berat Abdullahu. Në të njëjtën kohë, Kuvendi zgjedhor zgjodhi kryesinë e re të degës si dhe anëtarët e Kongresit që do të përfaqësojnë rajonin e Shkupit në Kongresin e dytë partiak të RDK-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i sapozgjedhur i degës Berat Abdullahu falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë dhe u zotua se kurrë nuk do të zhgënjej këtë besim të dhënë. Kryetari i degës nëmes tjerrash theksoi se koha në të cilën jetojmë është mjaft e vështirë për shqiptarët e Maqedonisë përshkak të politikave të gabuara që ua kanë nxyrrë jetën shqiptarëve, edhe ashtu të nxyrrë gjatë pesëdhjetë viteve të komunizmit. Sipas tij, kërkohet ndryshim rrënjësorë i mentalitetit të vjetër të të bërrit politik, dhe për këtë arsye skena politike në vend ka nevojë për sinqeritet, transparencë, dhe vizion të qartë, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda. Në fund të fjalimit të tij, kryetari i degës Berat Abdullahu, i ftoj të gjith njerëzit e vullnetit të mirë të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë për të ndryshuar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, dhe këtë ta bëjnë nëpërmes Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Aleancës për shqiptarët, me qëllim që në asnjë moment mos të lejojmë që të vdekurit në politik të flasin dhe të vendosin për të gjallët.

I pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor ishte edhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, i cili foli rreth aktualitetit politik në vend ku në mes tjerrash tha: “Ballkani perëndimor, sidomos Maqedonia, ndodhen para një revolucioni të madh dhe për këtë arsye nuk guxojmë që ky revolucion t’i gjej shqiptarët në gjumë. Shqiptarët duhet të jenë të zgjuar dhe mjaft vigjilent, dhe në asnjë moment nuk duhet tolerruar që edhe më tutje të manipulohen nga politikan dhe figura të ndryshme publike, që për njëzet e pesë vite pluralizëm në vend kanë ngrit kulte për veten e tyre duke fsheh të vërtetën, dhe e gjitha në kurriz të shqiptarëve. Secili individ posedon fuqi të jashtëzakonshme në dorën e vet që të ndalojë manipulimin e deritanishëm të politikanëve dhe kjo duhet të dëshmohet në zgjedhje.” Ai gjithashtu theksoi se çështja kombëtare nuk është pronë e asnjë partie politike dhe për këtë arsye askushi nuk guxon t’ia marrë këtë të drejtë secilit shqiptarë që dëshiron të japi kontribut në këtë drejtim, aq më shumë kur disa parti politike kanë dështuar totalisht në mbrojtje të kauzës kombëtare.

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????