Ish-kryeminsitri Sali Berisha një vit më parë theksoi se federalizimi i Maqedonisë është mundësia e vetme për zgjidhjen e krizës ndëretnike, informon INA.

Berisha që ende vazhdon të konsiderohet si  lider shpirtëror i të djathtës në Shqipëri ka nënvizuar se për të pasur një stabilitet paqësor në Maqedoni është e nevojshme që të garantohet një autonomi e lartë rajonale e tipit të shteteve multietnike perëndimore si është federalizmi ose konfederata.

“ Në vitin 1992 u pranova në vizitë tek ish kryetari francez Fransua Miteran dhe biseduam për rënien e Federatës Jugosllave. Qartas u bë fjalë edhe për Maqedoninë”, theksoi Berisha dhe shtoi se në këtë takim e ka sjell edhe vlerësimin për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe nevojën për një autonomi të zgjeruar, gjegjësisht federalizim.(INA);