Etrit Berisha pritet të largohet nga Lazio në fund të sezonit

Ky pritet të jetë sezoni i fundit i portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berishës te Lazio.

Sipas portalit, calciomercato.com, Lazio është duke u munduar që në verën e ardhshme ta transferoj portierin e Kroacisë, Lovre Kalinić nga Hajduku i Splitit.

Nëse realizohet ky transferim, Berisha do të largohet nga Lazio, pasi dëshiron të luaj vazhdimisht.

Kurse, ditë më parë Lazio i ka vazhduar kontratën portierit të parë, Federico Marchetti deri në verën e vitit 2018.

etrit-b