Pavarësisht se ata që e kanë kryer këtë detyrë nuk kanë lënë ndonjë gjurmë për t’u shënuar, sërish institucioni dhe figura e kreut të shtetit meriton trajtim të posaçëm. “Shqiptarja.com”, zbardh në një shkrim të sotshëm disa dispozita të projektligjit të ri duke u ndalur te privilegjet.

Sipas ligjit, ish-presidentët, përfshirë Sali Berishën, Rexhep Mejdanin, Alfred Moisun dhe Bamir Topin, përfitojnë banesë, roje personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj..Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish-presidentëve.

Konkretit, projektligji parashikon që, personi i cili ka shërbyer si President i Republikës do të mbajë titullin e Presidentit të Republikës përjetë, përveç raste kur gjykata vendos heqjen e titullit. Po ashtu, Presidentit i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë. Ligji i ri parashikon gjithashtu që Presidentëve u sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për rendin publik

raporton gazeta në fjalë.

Presidenti dhe familjarët me këto ndryshime ruajnë privilegjet dhe pasaportat diplomatike edhe pas mbarimit të mandatit. Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ka të drejtë për shpenzimet materiale për nevojat e realizimit të aktiviteteve të tij që sigurohen nga buxheti i shtetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Është një ndërhyrje që është kërkuar me kohë ndonëse vjen në një moment kur presidentit si institucion i janë minimizuar kompetencat