Këshilltarët e Levizjes Besa (3), të LSDM-se (3) , Partia demokratike turke (1) dhe Aleanca për shqiptarët(ASH) (1) janë koordinuar dhe do te veprojnë në koalicion kundër “politikave degresive të Kryetarit të komunës së Studeniçanit Azem Sadiku i cili nuk respekton asnje regull te statusit të këshillit të komunes”, thonë burime partiake për Gazetën Lajm. Sipas tyre Azem Sadiku gjatë gjithë kohës manipulon dhe neper komisionet e komunes se Studenicanit propozon vetëm emra qe i konvenojne si anëtarë në komisionet e ndryshme në kuadër të këshillit. “Nese Azem Sadiku nuk na njofton hollesisht per propozim rebalansin e buxhetit me detaje , nëse procesverbalin e mbledhjes se fundit nuk e ndryshone qe eshte mmbajtë me datë 13.03.2018, Këshilltarët e partive te larte permendura do te krijojne shumicë të re në ne Komunen e Studenicanit. Gjatë gjithe kohes Azem Sadiku po ben presion ndaj keshilltarëve dhe tenton ti blejë për të votuar xhirrollogarinë përfundimtare te vitit 2017 me këtë edhe mbulohen të gjitha manipulimet finansiare që kanë ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin”, thonë këta burime. Ndrsyhe nga 15 keshilltarët e Komunës se Studeniçanit 7 , (4) të PDSH-së dhe (3) të BDI-së vazhdojne te mbeten ne koalicion.