gjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se në prag të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, tanimë është gati edhe marrëveshja e parë për koalicionim parazgjedhorë që do të garojnë bashkë në këto zgjedhje, edhe atë mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët.

Burime pranë Lëvizjes BESA që dëshirojnë të mbeten anonim, pohojnë se është në përfundim marrëveshje për koalicionim në zgjedhjet lokale mes kësaj partie dhe Aleancës për Shqiptarët që drejtohet nga Ziadin Sela.

Sipas burime të Agjencisë Zhurnal marrëveshja është bazuar në rezultatet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, gjegjësisht është akorduar që aty ku partia e Ziadin Selës ka marrë rezultat të dobët kundrejt Lëvizjes BESA, të përkrahet kandidati i Lëvizjes BESA dhe anasjelltas, aty ku Lëvizja BESA ka marrë rezultat të dobët kundrejt Aleancës për Shqiptarët, të përkrahet kandidati nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Zhurnal mëson se së shpejti pritet të bëhet edhe publike ky koalicion parazgjedhorë mes partive në fjalë në nivel republikan.