VMRO-DPMNE-ja në një konfrencë për shtyp ka akuzuar LSDM-në dhe PSP-në për presione të ndryshme ndaj gjykatësve dhe anëtarëve të KSHZ-së me të vetmin qëllim që t’i frikësojë në sjelljen e vendimeve dhe të luajnë lojën politike të tyre.

PSP-ja kishte për detyrë të ndërtojë akuza politike të pabazuara me urdhër të Zaev. PSP-ja duheshte që me konstruktime të tregojë se të gjithë janë të njëjtë në politikë. PSP-ja duheshte që të relativizojë kërkesën për mitmarrje nga ana e Zaevit të cilën e panë edhe të gjithë qytetarët.

PSP-ja ka arritur të ndërtojë akuza politike edhe nga presionet mbi gjykatat për të marrë vendime arbitrare që të konfiskohen pasaportat vetëm të zyrtarëve të VMRO-së. PSP-ja arriti të imponojë përndjekje selektive politike si në kohën e komunizmit, por dështoi për të reduktuar edhe mbështetjen për VMRnë në mesin e qytetarëve.

Qytetarët i shohin politikat antishtetërore të LSD dhe të Zaevit dhe e dinë se VMRO-DPMNE-ja është alternativa e vetme. Prandaj Zaev dhe PSP-ja janë aq të furishëm në akuzat e tyre.

PSP-ja tani ka fituar një rol të ri si për t’i ndihmuar Zaevit të frikësuar. Duhet të përzihet edhe në zgjedhjet lokale. Këtë po e bëjnë në dy mënyra. Përmes inicimit të aktakuzave për dy anëtarë të KSHZ duhet që të dërgojnë porosi për t’i frikësuar edhe të tjerët. Përmas akuzave kundër pesë gjykatësve për sjellje të vendimit, duhet që t’i izolojë ata, por edhe t’i frikësojë të tjerët nga Gjykata Administrative se Katica Janeva dhe Zaevi janë të plotfuqishëm dhe të pamposhtur, në këtë lojë u fut edhe këshilli i gjykatësve i cili ra pre e presioneve edhe pa asnjë argument ua mori imunitetin gjykatësve vetëm e vetëm se sollën vendim në bazë ligjore dhe sipas gjykimeve të tyre gjykësore.

Sjellja e prokurorëve të PSP-së është e paligjshme dhe me sjellen e tyre të përditshme kryejnë aktivitete kriminale. Pushteti i Zaevit nuk do të zgjasë përjetësisht. Me largimin e tij, do të kthehet shteti i së derjtës, kurse secili në mënyrë individuale do të përgjigjet për veprimet antiligjore që ka bërë pa dallim se nëse atë e ka bërë nën presion apo vullnetarisht.”, ka thënë Kërste Jovanovski nga VMRO-DPMNE-ja.