kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili ishte i ftuar në emisionin Click Plus të TV21, ka folur për parakushtet e BESËS për mundësinë e përfshirjes në qeverinë e re të udhëhequr nga  Zoran Zaev.

“Votuesit dhe përkrahësit e Lëvizjes BESA janë shumë të qartë në konsistencën e qëndrimeve dhe parimeve tona politike. Sigurisht se kjo sjellë edhe një mendësi të re politike, e cila është vështirë e kuptueshme për ata, që thuajse mision të vetëm e kishin nënshtrimin karshi partnerit maqedonas në fillim për leverdi personale, e tani për ta shpëtuar lëkurën e tyre politike. Parimet tona për pjesëmarrje në qeveri janë të njohura dhe të deklaruara qysh nga koha e fushatës elektorale. Parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike. Kjo sipas interpretimit të z Kasami i bie që i vetmi person i inkriminuar që Prokuroria Speciale ka hapur lëndë ndaj ndonjë  zyrtari të jetë  drejtori i shkollës së zajazit  ndaj të cilit është hapur lënda me pseudonimin “tabela

Kusht tjetër më pak i rëndësishëm për partinë e z. KASAMI  është edhe kushtëzimi për pjesëmarrjen e tyre eventuale  në qeveri është edhe kushti Besa të pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar“, ka deklaruar Kasami.