Lëvizja Besa i di vetëm ajo arsyet përse refuzoi takimin e sotëm, por ndonjëherë në politikë në momente delikate duhet t’a tejkalosh vetveten.Të paktën publiku vlerëson më pas se kush kishte të drejtë.Por kapriçot personale ndonjëherë dhe inatet që bën politika shqiptare, një fenomen i hershëm, ka rezultuar me fatalitet për ceshtjen shqiptare.Cfarë na intereson në fund të fundit se kush është fituesi dhe humbësi në kampin shqiptarë, kur të gjithë rezultojmë humbës, aq më tepër kur nuk shohim një politikë uniteti brenda shqiptare.Sa jepen sinjalet e para të këtij bashkëpunimi, do del dikush i nxitur nga vetvetja apo nga jashtë dhe e bën copë-copë gjithcka.

Nuk e justifikojmë asnjë gabim politik që kanë bërë subjektet shqiptare në të kaluarën,për të cilën ne kemi paguar një cmim si shqiptarë por në realitetin e ri paszgjedhorë , frymës së përbashkët , unitetit, dikush do që t’i jep përcarjen .Se kush i nxit këto, do dalin sheshit shpejtë , por para se ta paguajmë koston si shqiptarë, një subjekt politik gjithësesi se këtë kosto do ta paguaj në zgjedhjet që vijnë.Këtë përcarje e bëjnë partitë midis tyre duke besuar se këtë të dielë mbahen zgjedhjet kur në fakt ato kanë mbaruar tashmë.

Ftesa e Ziadin Selës nuk duhej refuzuar.Ky refuzim i hap shteg interpretimeve të tjera dhe veprimeve të tjera politike në vend.Nëse Besa ishte e zëshme se nuk bën pjesë në një koalicion me VMRO-në ,tani ajo po e prish edhe një koalicion tjetër , atë me LSDM-në, me dashje apo pa dashje .Akoma më keq nëse ajo do fuste sërish në lojë VMRO-në për të formuar qeverinë sepse nënshkrimet nuk i ka akoma opozita maqedonase.

Besa duhej të mos e refuzonte një takim të thirrur nga Sela sepse nesër do t’i mbyll shtegjet për një bashkëpunim të mundhshëm zgjedhorë me të.Ndërsa pa të, e pa se nuk e fiton askush BDI-në.
Por këto kombinatorika nuk kanë rëndësi.Thelbësore është qëndrimi unik shqiptarë rreth platformës dhe këto përcarje të fundit mund ta bëjnë copë-copë atë platformë që nuk është se ajo zgjidhë gjithcka për shqiptarët, por të paktën shpresonim se mban një frymë uniteti mes subjekteve shqiptare, mendonim se ajo mund t’i bashkojë sadopak ata.Por zakonisht në stazat e fundit të “triumfit” shqiptarë gjithmonë do ketë një mallkim që t’a prishë gjithcka.Ngjan si ura që ndërtohej ditën dhe prishej natën.

Nuk është moment fushate që ndonjë parti të përfitojë politikisht, por është moment kushtëzimi , madje është një moment kur politika maqedonase është zënë peng dhe kjo duhet shfrytëzuar.

Nëse edhe kësaj rradhe kushdoqoftë subjekt del mbi interesin shqiptarë, atëherë ajo do ta pësojë keq në zgjedhjet që vijnë, mbase shumë më herët se ato zgjedhje.

Shqiptarët duhet ta shënjestrojnë cilindo subjekt politik që mundohet të bishtërojë në momente të tilla dhe t’ia tregojnë derën më pas për ta përzënë përgjithmonë nga skena politike.
BESA gaboi që nuk shkoi në takimin e sotëm, më pas le të vepronte në mënyrë autonome.Të paktën t’a shihnim se subjektet shqipare dijnë të jenë bashkë në këto momente kur më shumë midis nesh na duhet uniteti se sa Qeveria.