Jane këngëtarët e rrallë që paraqitjet i kanë rrallë e përmallë. Të paimponuar në media por që sa herë sjellin dicka për publikun janë të veçantë si nga ana vokale ashtu edhe artistike. Viti 2018 ka nisur për çiftin me albumin e shumëkërkuar nga adhuruesit e këngës së pastër shqipe.

Albumi tashmë gjendet në të gjitha pikat e shitjes”Etc” në Kosovë e Maqedoni.Në album ka këngë të reja, përpunime të këngëve çame,tropojane,kërçovarë,dukagjinase dhe risjellje të hiteve të muzikës së lehtë.

Nisur nga pērmbajtja muzikore dhe dukja e kopertinës me fotografi të punuara nga Fadil Berisha mund tē themi se shtëpia muzikore “Eurolindi”ka qëlluar në shenjë me këtë cift shumë të vecantë artistësh dhe sjelljen e tyre në tregun muzikor.

Juve publik i dashur Iu preferojmë ta keni në duar albumin kurse Besianës dhe Shkodranit i urojmë mbarësi gjatë gjithë vitit 2018.