Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Besim Hoda në emisionin e mbrëmshëm Rruga drejt në Alsat-M, në lidhje me takimin e organizuar nga Presidenti Ivanov me liderët e partive politike  tha: “Kam pritur diçka më shumë nga subjektet e reja politike  shqiptare, që ata do të injorojnë të ashtuquajturin president duke e ditur që ai është vegël e Nikolla Gruevskit, duke ia shtuar kësaj edhe ekzistimin e një platforme të përbashkët.

Unë tani habitem  për gatishmërinë e Ivanovit për ti ja  dhënë mandatin Zoran Zaevit i cili fatkeqësisht them edhe pse  do të kisha dashur të jetë e kundërta , gjatë fushatës elektorale nuk dëshmoi saktësisht. AI gjithmonë ka bërë zig-zage të tilla më shumë për të fituar vota prej shqiptarëve  se sa reale konkrete për të dëshmuar se ka kaluar kohën e dikurshme kur kishte hamendje LSDM-ja për të përfaqësuar dhe për të nxjerr një kryeministër i cili do të ishte kryeministër i gjithë qyetatarëve dhe jo vetëm të palës maqedone.

Pra zig –zaget e tija jo të qëndrueshme në lidhje me   gjuhën shqipe, deklaratat se nuk është problem  e njëjta dhe pastaj tërheqja që ka bërë në media nuk lë shumë hapsirë për një dhënie sepse do të ishte shumë më mirë që partitë shqiptare  Blanko në formë deklarative tani duke e ditur se egziston një marrëveshje e garantuar edhe e nënshkruar në sy të Kryeministrit të Shqipërisë , për mua është kjo një lëshim sepse do të ishte shumë më mirë që partitë shqiptare këtë që nuk e bëjnë as sot do duhej të uleshin dhe të diskutonin dhe ata ta sjellnin Platformën dhe të jenë bashkë.

Besoj që mandati Zaevit duhet ti jepet në mënyrë të përbashkët dhe paraprakisht të shtrohet Platforma dhe pastaj të thuhet se jemi të gatshëm ti japim mbështetje.

© fol.mk