Me rastin e 22 Nëntorit, në qytetin e Alfabetit në Manastir janë mbajtur edhe manifestime të mirëfillta, e jo vetëm manifestime të ngjyrosura me ngjyra partiake të partnerëve besnikë të VMRO-DPMNE-së. Këto manifestime nuk janë përcjellë me pompozitet të njëjtë nga mediumet, sikurse që janë përcjellë manifestimet e organizuara nga partnerët e deridjeshëm besnikë të VMRO-DPMNE-së, mirëpo kanë sjellë një freski të vërtetë për shqiptarët e Manastirit. Freski dhe emocione ka sjellur edhe poetja e talentuar shqiptare nga Manastiri, Besjona Jusufi, me recitalin e fuqishëm kushtuar ditës së Alfabetit.