Raportohet se Barcelona ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Antoine Griezmannin e Atletico Madridit.

Francezi ishte afër të largohej nga klubi spanjoll gjatë verës së 2017, por transferimi i tij te një klub tjetër u ndalua për shkak se Atleticos iu ndalua të blejë lojtarë dhe kështu zëvendësimi i 26-vjeçarit ishte i pamundur.

Antoine Griezmann gjatë ndeshjes kundër Sevillas në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan (Foto: Getty Images)

Sipas të përditshmesh spanjolle Sport, është arritur një marrëveshje verbale mes palëve për kalimin e Griezmann gjatë verës në Camp Nou.

Ish-sulmuesi i Real Sociedadit ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, por që kjo shifër nuk shikohet si problem nga Barça.

Nuk duhet harruar se Griezmann ishte dëshira e madhe e Jose Mourinhos, por pasi ky transferim ishte i pamundur, në vend të tij në Old Trafford erdhi Alexis Sanchez.

Në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Griezmann realizoi het-trik në ndeshjen e fundit ndaj Sevillas, rezultati përfundimtar i të cilës ishte 2-5. /Telegrafi/