Pas rreshjeve të borës në Çair, kryetari i komunës, Visar Ganiu ka dalë në rrugë për të pastruar qytetin. Siç thonë nga komuna e Çairit sot edhe kanë vendosur në dispozicion makineritë e nevojshme për pastrimin e rrugëve.

“Sot vënduam në dispozicion makinerinë e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës mekanike për të parandaluar paraqitjen e ngricave dhe për të siguruar kushte optimale për qarkullimin e automjeteve” thuhet nga komuna e Çairit.

Ndryshe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për bamirësi.