Rrëfim për familjen e Besnik Kabashit nga Prizreni, djali i së cilës Betimi është njëri nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, që gjendet në paraburgim në burgun e Shuto Orizarës.

Patriotizmi mund ta gjeni në gjenin e njeriut,gjakun e tij që qarkullon në vena, patriot lindë, rritesh në një ambient patriotik,formësuar e pregaditesh për t’ju përgjigj kërkesave të kombit.E tillë është,edhe familja Kabashi nga Prizereni, familje stërnipash të patriotit dhe atdhetarit,veprimtarit të madh të çështjes kombëtare shqiptare,trimit të madh Rrustë Kabashit.

Besnik Emin Kabashi,si stërnip i Rrustë Kabashit,uji dhe buka, toka dhe qielli,detet,liqenet dhe lumenjët e Shqiprisë Etnike ishin në mendjen, zemrat në punën dhe aktivitetin e tij patriotik dhe kombëtar,ishte gjeni i trashëguar kombëtar, gjaku që rrjedhte nëpërmjet venave në trupin e tij, të cilat bënin që edhe Besniku sikurse patriotët dhe atdhetaret tjerë,kultivonte,ruante me xhelozin ma të madhe,ndjenjat kombëtare, duke bërë që ato të shpërndahen edhe në mesin e familjeve tjera shqiptare.

Besniku kishte fatin dhe nderin që të ishte pjesëmarrës aktiv i Pranverës Shqiptare të vitit 81′ në qytetetin e Prizrenit, për të pasuar më pastaj me pjesmarrjen aktive në të gjitha protesatat e demostratat kundër pushtusit serbo-malazez.

Krahas anës kombëtare, Besniku ju kishte përkushtuar edhe pregaditjes intelektuale të tij, duke plotësuar dy anët e medaljes, në njëren anë patriotizmin tjetëren anë diturinë, duke diplomuar në Shkollen e Larte Komerciale ne Pejë.

Radha erdhi të krijoj edhe familje, duke u martuar me Medihan, për të pasur tre fëmijë, një vajzë e dy djemë: Blerinen, Betimin dhe Bekimin.

Kjo familje, edhe pse kishte krijuar me njersë,një biznes të vetin,në punimin e reklamave të ndryshme, nga kjo njersë ndante edhe kafshatën e gojës, kur ishte në pytje çështja kombëtare shqiptare kudo qoftë ajo në gjashtë pjesët e coptuara padrejtësisht nga armiqët tan dhe fuqit e kohës.

Djali i madh Betim Besnik Kabashi i lindur me: 04 janar të vitit 1992 në Prizren kishte vazhduar shkollimin në Sh.M.M.”Lorenc Antoni”,në violine tek profesori i nderuar Rahmi Ymerin, me sukses të shkelqyshëm.

Pasi e kreu shkollen e mesme, Betimi filloi te punonte në një lokal-kafe ne Prizren, ku është njoftuar me patriotin e atdhetarin, luftëtarin e lirisë, tani më dëshmorin e kombit Samid Kastrioti-Destani, me të cilin kishte ndërtuar raporte vëllazërore në aspektin kombëtar. Duke qenë se Betimi rrjedhte nga një familje patriotike e atdhetare, afërsia vëllazrore për interesin e përgjithshëm kombëtar ishte natyrale.

Pas luftës të fundit në të tri Trojet Etnike shqiptare, ku kishte pasur luftime në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK-së, në Luginë nën udhëheqjen e UÇPMB-së e në vitin 2001 në IRJM-në nën udhëheqjen e UÇK-re, akrepat e orës për shqiptarët, kishin filluar të sillën mbrapa, për një shekull punë, angazhim sakrifica të cilat kulmuan me luftën e tri ushtrive çlirimtare shqiptare, tani çështja kombëtare shqiptare rrezikohej nga politikanët e papërgjegjshëm, matrapazat e lakmitarët,etj.

Sidomos në IRJM gjendja e shqiptarve në këtë shtet ishte tejet e padurushme, edhe pse në pushtet për 14 vite më radhë, partitë shqiptare bashkëqeverisnin me partitë sllavo-maqedone.

Politika dhe politikanët shqiptarë ishin dhënë mbas lakmisë për pushtet e pasuri, nuk shiqonin realizimin e të drejtave të shqiptarve dhe implementimin në plotni të Marrëveshjes së Ohrit. Kur akrepët e orës për shqiptarët filluan të sillen mbrapa, disa shokë, bashkëluftarë, disa patriota të cilët qëndronin vertikalishtë edhe përkundër stuhive,që vepronin ndaj tyre,stuhi nga armiku dhe politikanët matrapaz,lakmitar shqiptar shiqonin dhe shqyrtonin opsionet për t’ju dalur në ndihmë shqiptarve që jetonin jetën e robit nën pushtimin e shtetit të IRJM-së.

Arritën të fillojnë ta riorganizojnë UÇK-re, ku pjesë e këtij organizimi ishte edhe djali nga Prizreni, Betim Besnik Kabashi.

Këta trima lan familjet e tyre, bizneset, shoqërin,ëndrrat e tyre,për ti dalur zot Atdheut,për ti kthyer akrepët e orës për shqiptar,të lëviznin në kahjen e duhur. Këta trima të reshtuar në UÇK-re të Riorganizuar,apo siq njihet Grupi i Kumanovës,kishin platform,program politik dhe ushtarak,që ishte në vijë edhe me interesat e kombit shqiptar, për bashkim e integrim,ishin kundër Influencës Ruse në kët shtet dhe Ballkan, ishin për integrimet e kombit në familjen e madhe në BE-në,në NATO sidomos me mikun strategjik dhe jetik për kombin shqiptar SHBA-së.

Dihet tradhëtia që ju bë Grupit të Kumanovës me 09-10 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë,nga njerzitë lakmitarë, të shitur dhe maskarenjë, duke ranë dhjetë dëshmor të kombit në altarin e lirisë, kurse pjesa tjetër u burgos,në mesin e tyre është edhe djali trim i familjes të madhe nga Prizereni Betim Besnik Kabashi.

Besnik Kabashi, babai i Betimit të burgosur, në intervistat që ka mbajtur mbas seancave gjyqësore,ka deklaruar dhe drejtuar gishtin e fajtorit,aty tamam ku janë fajtorët,në politikën dhe politikanët shqiptar,që jan në kët shtet,të cilët kan barrën e përgjegjësis,për tradhëtin,vrasjen dhe burgosjen e këtyre trimave.

Shteti i IRJM-së mundet të egzistoj me kët integritet territorial,vetëm duke respektuar të drejtat e barabarta,për shqiptaret që jetojnë në trojet e veta autoktone,mund të egzistoj duke krijuar drejtësi dhe ligjë të njejtë për të gjithë,duke liruar menjëher dhe pa kushte të gjithë shqiptarët e burgosur politik,nga Rexhimi Kriminel e sidomos duke liruar të burgosurit e Grupit të Kumanovës,në të kundërten nuk ka kuptim,jeta e shqiptarve nën shtetin pushtues të IRJM-së.

Nga Ziki Brahimi