Vapa ikën me gushtin. Të këtij mendimi janë sinoptikanët, që parashikojnë se me fillimin e muajit shtator, do të nisë edhe ulja e temperaturave.

Megjithatë, gjatë ditëve në vijim, temperaturat priten të rriten sërish. “Meteoalb” parashikon që temperaturat të rriten gjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër duke kulmuar në datat 28 – 30 gusht.

Ndërkohë, një rënie graduale e temperaturave pritet ditët e para të shtatorit.