“Prokuroria speciale duhet të filloj të merret edhe me persona të cilët i kanë nxjerr në treg dhe i ofrojnë për shitje një pjesë të materialeve nga përgjimet. Fatkeqesisht i posedojnë njerëz të inkriminuar”, deklaroi Blerim Bexheti në emisionin Click Plus.

Bexheti hodhi dyshime që  materialet mund të kenë rrjedhur nga e ashtuquajtura  “Fabrika”  e Zahir Beqirit – Çaushi. “Nuk i kam dëgjuar personalisht, por flitet që janë në qarkullim dhe ekziston mundësia këto materiale të montohen.” – shtoi Bexheti.

Kohëve  të fundit Deklarata të ngjashme si  kjo  e  z.  Bexheti  thuajse dëgjohen në cdo dalje publike të  funksionarëve më të lartë të BDI-së.  Nga burime  të besueshme  brenda BDI-së mësohet se këto prononcime  janë të qëllimshme ,dhe me tendencë të neutralizimit të pasojave që mund të shkaktonte  publikimi eventual i  një bisedë të përgjuar nga  të ashtuquajturat “BOMBA” të Zaevit  që ka të bëjë me fyerjet që një funksionar i lartë i  Integristëve i bën  Profetit  Muhamed. /fol.mk