Procesi gjyqësor për rastin Monstra, filloi me dëshminë e ish-Ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se në atë kohë ka qenë në Turqi dhe se lajmin e ka marr nga bashkë partiaku i tij ish-zv.ministri i brendshëm Xhelal Bajrami. Ai tha se ka pasur kundërshtime të shumta me ish-ministren Gordana Janullovska, kur prokurori Bubevski i lexoi tranksripte që këta dy kishin një lloj kalkulimi për kërkesën e ekstradimit të dy të dyshuarve, në këmbim të anulimit të seancës gjyqësore të Monstrës, 5 ditë para zgjedhjeve të atëhershme.

KEMI PASUR PERCEPTIME TË NDRYSHME PËR KËTË RAST. SI MINISTËR I ATËHERSHËM KAM POROSITUR DERI TEK GJYKATA QË GJATË PROCEDURËS GJYQËSORE TË SQAROHEN TË GJITHA ATO DILEMA. MOS TË LIHET HAPËSIRË PËR MANIPULIM PËR KËTË TEMË TË NDJESHME PËR OPINIONIN- DEKLAROI BLERIM BEXHETI, DËSHMITAR.

Gjatë dhënies së dëshmisë Berim Bexheti u pyet nga babai i djalit të vrarë, Kire Triçkovski nëse i ka bërë atë kohë presion bashkë partiaku ti tij Beqir Asani për të mos e nënshkruar kërkesën e ekstradimit për dy të dyshuarit që ishin atë kohë të burgosur në Kosovë? Ai i mohoi këto.

KAM DËGJUAR SE JU KA GODITUR MË SHUPLAKË BEQIR ASANI, PËRSE E KENI NËNSHKRUAR KËRKESËN PËR EKSTRADIM. KËTË E KAM DËGJUAR NGA ISH KRYEMINISTRI NIKOLLA GRUEVSKI?- PYETI DRAGAN TRIÇKOVSKI, PRIND

NUK MERITONI PËRGJIGJE! PO TË MOS ISHIT NGA FAMILJET E TË DËMTUARVE NDRYSHE DO T’JU ISHA PËRGJIGJUR. LE TË VIJ GRUEVSKI KËTU E TË THOTË KËTË- PYETI – BLERIM BEXHETI, DËSHMITAR

Ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi ka dëshmuar për transkriptet që kanë dal nga bisedat e përgjuara të lidhura me këtë rast. Ai tha se dëshmia e tij nuk e ndihmon e as nuk e rëndon rastin.

NUK E DI PËR ÇFARË MESITNIE? KUR JU THANË “POSREDNIK”! AHA, ATA PO MUNDOHEN TË RIKTHEJNË BISEDAT NORMALE QË KANË QENË PËR SHKAK TË SHQETËSIMEVE TË NJË NGJARJE TRONDITËSE. KY ËSHTË MENDIMI I PROKURORISË DHE GJYQIT SE NEVE DUHET TË NA THIRRIN QË TË NA PYESIN- THA MUSA XHAFERI, DËSHMITAR.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve tha se dëshmitë e sotshme ishin farsë.

PËR NE SI PALË MBROJTËSE NUK KANË NDONJË RËNDËSI JURIDIKE PËR VETË LËNDËN. POR, ÇDO PERSON I PËRFOLUR NË BISEDAT E PËRGJUARA THIRRET NGA PROKURORIA PËR TË DËSHMUAR- POHOI NASER RAUFI, AVOKAT.

Dëshmitari tretë ishte polici Zoran Trajkovski, i cili pati paralajmëruar se një ngjarje tronditëse mund të ndodh në prag të festës së Pashkëve. Pikërisht më 12 prill të 2012-ës kur edhe ndodhi vrasja e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës.

Në seancën e sotme , ku në cilësinë e dëshmitarëve ish funksionari i BDI-së Musa Xhaferi dhe ai aktual Blerim Bexheti, janë vërejtur përforcime të Njësitit nga policia intervenuese.