Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti, sot është i ftuar në RTVM Argument po diskuton rreth zhvillimeve të fundit. Bexheti theksoi se koha do të tregoj që ‘fshesa’ e Zaevit ishte diçka e menduar mirë apo lojë politike. Sipas Bexhetit ky term është i ri, dhe tingëllon frikshëm tek BDI-ja sepse, ato janë të parët që mund të përfshihen. Fshesa e Zaevit sipas Flakron Bexhetit tregon që nuk ka reforma të mira në arsim, drejtësi, si dhe ngecje ekonomike.

Paralajmërimi bëhet gjithashtu që ajo fshesë do të heq dhe disa njerëz me sektor të dështuar, apo që janë përfshirë në nepotizëm. Nëse analizojmë përlasjen e LSDM-BDI shohim se si funksionarët i hedhin fajet njëri tjetrit. Ne si subjekt mendojm që rinkonstruktimi nuk do të ishte i duhur, në qoftë se nuk ndërrohet mendjësia politike e Qeverisë. Pikërisht sipas Bexhetit problemet paraqiten pikërisht para procesit të vetingut, gjë që e kërkon Bashkimi Evropian. Andaj sipas Bexhetit nëse shohim kapitujt e 23,24 për anëtarësim në BE shohim se Maqedonia e Veriut ka dështuar në reformat në drejtësi. Sipas zëdhënësit të Aleancës për Shqiptarët nuk mund ti besohet zgjidhja e ligjeve gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë zgjedhur nëpërmjet telefonit.

Sipas Flakronit, për dështimet në proceset euroantlatike Zoran Zaev tenton të ja hedh fajet dhe protestave në Tiranë, duke e bërë Shqipërinë si fajtore dhe me këtë të justifikohet përpara opinionit.