Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët i ftuar në Alsat në emisionin “Rruga drejt” tha se koalicioni qeveritar  ka dështuar në të gjitha reformat dhe se po jep frymën e fundit prandaj vendit i duhen zgjedhje të parkohshme me ato presidencialet që do të mbahen më 21 prill të këtij viti.

“Nevojat e ndryshimeve janë të domosdoshme sidomos kur shihen shenjat e para të frikës nga ana e BDI-së. Ne mendojmë se zgjedhjet e përkohshme janë të rëndësishme të mbahen bashkë me ato presidenciale. Jemi gjithsesi edhe për reforma por vlerësimi jonë i përgjithshëm por edhe i njerëzve është se kjo qeveri nuk ka kapacitete për reforma, reforma që i ka kërkuar Bashkimi Evropian. Përveç progresit që është bërë në politikën e jashtme me Marrëëveshjen e Prespës, qeveria ka dështuar në të gjitha aspektet e tjera, përfshirë sistemin juridik, ekonominë etj.”, – tha Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

Në pyetjen cili kandidat për BDI-në do të janë të pranueshëm për President, deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili tha se BDI mbështet katër kandidatë për president të Maqedonisë Veriore.

“Ka disa kandidatë që janë të pranueshëm për BDI-në siç janë Denko Malevski, Llazar Elenovski, Luan Starova dhe Vllado Popovski”, u shpreh Ismaili.