Këngëtarja e njohur Beyonce, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë është paraqitur edhe një herë më e bukur se kurrë më parë.
 

Beyone ishte e ftuar në një event në “Galerinë e Arteve” në të cilin ishte veshur me një fustan të kuq në të cilin dukej për mrekulli, shkruan DailyMail.

Beyonce ishte e pranishme në galeri bashkë me bashkëshortin e saj Jay Z dhe e mori tërë vëmendjen e asaj ngjarje në Los Angeles.

Por, i veçantë ishte një detaj që e bënte atë të dukej një mbretëreshë e vërtetë, është kurora përplot me lule që këngëtarja kishte vënë në kokë.