Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016 titullin magjistër i shkencave dhe specializantë e kanë iftuar 2021 persona, 1881 nga të cilët janë magjistra, kurse 140, specializantë.

Ky numër, krahasuar me vitin 2015, është ulur për 17.2%. Nga numri i përgjithshëm i magjistrave dhe specializantëve, 58.9% janë femra.

Numri më i madh i magjistrave janë të sferës së shkencave shoqërore (63.7%), pastaj shkencat teknike-teknologjike 20.9%, kurse pjesa tjetër janë të drejtimit humanitar, matematiko-natyror, biokimi dhe mjekësi.