Struktura e kulmit në gjatësi prej rreth njëzet metra nga kompania “Unibau” në fshatin e Tetovës, Dobrosht, në ora 1 orë dhe 13 minuta pas mesnate ka rënë dhe ka zënë gjthë rrugën lokale të të shpie në fshat.

Zëdhënësi i policisë në Tetovë Marjan Josifovski thotë se kulmi i kishte rënë për shkak të erës së fortë që ka fryrë natën e kaluar në rajonin e Pollogut.

Ekipet e policisë menjëherë reaguar dhe me ndihmën e pronarit të kompanisë T.I. (54), për rreth një orë kanë lagruar kulmin nga rruga, informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marija Josifovski.

Ai poashtu theksoi se me kërkesë të T.I. nuk është bërë inspektim, pasiqë pronari nuk ka kërkuar vlerësim të dëmeve.