Mbyllja e Jugohromit, Tetova  s’është më qyteti më i ndotur në botë

Mbyllja e përkohshme e fabrikës “Jugohrom” ka ndikuar dukshëm në pastrimin e ajrit në komunën e Tetovës.

Me këtë bien poshtë pohimet e zyrtarëve maqedonas, përfshirë këtur edhe ministrin shqiptar, Nurhan Izairi, të cilët theksonin se, qytetarët janë ndotësitë kryesor në rajonin e Pollogut.

Arianit Xhaferi nga organizata’EcoGuerila’, duke u thirrur në statistika zyrtare thotë se prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër, aktualisht është 40 për qind më e ulët, se sa kur punote fabrika në fjalë.

“Kur numrat flasin më shumë se fjalët! Mesatarja e PM10 në Tetovë – 1-11 janar 2015: 407.9 – 1-11 janar 2016: 245.3. Dallimi: – 162.6 (40%)”, është shprehur ai

me dhe pa