Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami e njohur me emrin skenik si Big Mama, sapo ka publikuar projektin e saj “Akoma të du”.

Këtë këngë e keni dëgjuar vite më parë, që aso kohe ka qenë kolona zanore e shumë lidhjeve të dashurisë.

Nëse mbetemi tek titulli, menjëherë na kujtohet këngëtari Bertan Asllani, i cili e solli këtë këngë vite më parë në “Top Fest”.

Tani, Bigi ka vendosur ta sjell versionin e ri dhe shumë ndryshe. E që nga momenti i publikimit të saj, po dëgjohet mjaftë shumë.

“Akoma të du”, këngëtaren e ka sjell shumë seksi, ndërkaq xhirimet e klipit janë bërë në Bodrum të Turqisë.

Para publikimit të kësaj kënge, Big Mama është komentuar për një lidhje të mundshme me protagonistin e klipit Serhat Katnarpinar, por që këngëtarja për Gazetën Express e ka mohuar një gjë të tillë./GazetaExpress