Ndër vite, Big Mama krahas detajeve të tjera gjithmonë ka pasur një pikëpyetje mbi jetën private.

Vitet shkonin por ajo duket të mos e gjente princin e ëndrrave të saj, fakt të cilin edhe në television e pranonte me sportivitet.

Por, kismetit nuk ka si t’i ikë as Bigi e cila do martohet në muajin Shtator.

E Prive.al ka arritur të mësoj se pikërisht në javën e parë të këtij muaji ajo edhe do të organizojë festën e vajzave të njohur si kanagjeqin në Maqedoni.

Pasi një verë të tërë e kaloi duke performuar nëpër festa të llojit të ngjashëm, radha është për Bigin që të jetë vetë protagoniste.