Kryetari i Qytetit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes “Besa”, Biall Kasami mbreme në “Telekom Arena” në Shkup kane ndjekur ndeshjen fudbolistike Shkëndija-Milan, njofton Zhurnal.mk

Kreu i Prishtinës edhe në ndeshjen e parë midis Milanit dhe Shkëndijës ishte nisur drejt Milanos për të ndjekur ekipin e tij të zemrës Shkëndijën e Tetovës por për shkak të disa procedurave birokratike ai u ndalë për disa orë në aeorportin e Milanos.

Për të ndjekur nga afër ndeshjen fudobllistike Shkëndija – Milan, në “Telekom Arena” në Shkup ka ardhur edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Ai është shoqëruar nga presidenti i Klubit Fudbolistik “Shkëndija”, Lazim Destani. Që të dy tifozët e Shkëndijës shihen në një atmosferë tejet të relaksuar dhe mjaft miqësore.