Duke folur mbi përgjimet e publikuar në opinion ku dëgjohet funksionar të lartë të BDI-së, Kasami tha se për Lëvizjen BESA, privatësia e çdo individit është e shenjtë. Sipas tij një fakt që duhet potencuar në këto përgjime është se personat në fjalë nuk janë qytetarë të thjeshtë, por njëri nga anë është edhe personi i parë shqiptarë në Maqedoni në bazë të funksionit që ushtron.

“Parashtrohet pyetja nëse ky person nuk pati mundësi që të mbroj vetveten nga kjo aparaturë shtetërore si mundet që ky person të ju garantoj qytetarëve të Maqedonisë se janë të sigurt se janë nga ky keqpërdorim i institucioneve shtetërore nga një grup i ngushtë i njerëzve në pushtet të cilët i kanë kapur institucionet shtetërore dhe i shfrytëzojnë për interesa politike dhe interesa klanore”, deklaroi kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Sipas tij këto mesazhe që tentohen të jepen nga disa qendra që nuk ja duan të mirën shqiptarëve janë të rënda dhe mesazhe problematike dhe për këtë arsye ata si Lëvizje e dënojnë si akt i publikimit të këtyre përgjimeve.

“Edhe përkundër faktit se ka pasur tentime që për publikimin e këtyre mesazheve private të akuzohet edhe Lëvizja BESA me pa të drejtë, ne i kundërshtojmë rrepat këto tentime. Sepse ne vlerësojmë se kjo ka të bëj me përçarjen brenda subjektit politik, me luftën klanore që bëhet brenda saj për pozicionim nëpër postet partiake”, shtoi Kasami duke thënë se ata kërkojnë nga institucionet shtetërore në veçanti nga Prokuroria Publike, që rasti të zbardhet sa më shpejt. /SHENJA/